Moti është ngrohur dhe ditët me diell janë shumë të bukura, por e ftohura kronike mbetet sërish e pranishme. E ftohura kronike shkaktohet nga disa viruse që shumëfishohen me kalimin e çdo ore. Simptomat e të ftohurës kronike përfshijnë: fytin e thatë, kollën, tështimat dhe lodhjen fizike. Këto simptoma mund të kurohen lehtë në shtëpi, falë disa kurave të thjeshta të cilat rimëkëmbin sistemin imunitar. Lexoni më poshtë sugjerimet e AgroWeb.org.

Kurat Më Të Mira Kundër Të Ftohurës Kronike
Çaj Me Xhenxhefil
Një filxhan me çaj të ngrohtë xhenxhefili jep përmirësime të menjëhershme. Përbërësit e xhenxhefilit hidhen menjëherë në sulm kundër inflamacionit dhe lehtësojnë daljen e sekrecioneve nga organizmi. Çaji ka shije të mirë dhe nga ana tjetër furnizon organizmin me lëngjet e nevojshme për të mposhtur të ftohurën. Mjaftojnë dy filxhanë me çaj xhenxhefili në ditë për të larguar të ftohurën kronike. Ëmbëlsojeni me mjaltë nëse dëshironi.

Kurat Me Avull
Avulli lehtëson largimin e kollës dhe të ftohurës kronike. Kurat me avull, ose edhe avulli që lëshon një filxhan me çaj të nxehtë janë të mrekullueshme kundër sëmundjes. Në këto kura me avull mund të përdorni gjethe nenexhiku për të zhbllokuar hundët. Zakonisht në një enë me ujë të nxehtë hidhen vajra bimorë esencialë dhe avulli merret përmes hundës dhe gojës.

Shurup Me Mjaltë Dhe Qepë
Nëse e ftohura kronike shoqërohet me kollë dhe sekrecione, atëherë kombinoni mjaltin dhe lëngun e qepës. Kjo kurë është ideale për të çliruar kraharorin nga sekrecionet bllokuese.

Banjë Me Kripë
Mbusheni vaskën me ujë të nxehtë, kripëra aromatikë, vaj esencial lavande, vaj esencial nenexhiku dhe bëni një banjë relaksuese për të çlodhur trupin. Mjaftojnë 15 minuta banjë që të çlodheni dhe të mos keni më dhimbje.

Gargarat
Gargara është një nga kurat më të lashta por më efikase kundër fytit të thatë, kollës dhe të ftohurës kronike. Uji i ngrohtë me kripë, uthull molle dhe sherebelë të thatë është kura më e mirë për të bërë gargarë dhe shëruar rrugët e frymëmarrjes. Gargara përsëritet disa herë jo vetëm për të nxjerrë sekrecionet, por edhe për të rregulluar ngjirjen e zërit dhe lehtësuar frymëmarrjen. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA