Njerëzit janë dyndur sot rrugëve në qytetet e vendit.

Korçë
Në Korçë të vetmit që duket se qëndrojnë pa dalë nga shtëpitë janë fëmijët ndërsa banorët janë të grupmoshave të ndryshme nga të rinjtë e deri tek më të moshuarit. ndërsa Pogradec një 29 vjeçar u gjobit nga policia pasi shkeli afatin e vetëkarantinimit ndërsa kishte ardhur nga Italia në 6 mars.

Lushnje
Në bulevardin e Lushnjes njerëzit mbushën trotuaret duke bere shëtitjen tradicionale. Por një pamje krejt tjetër paraqitet në spitalin e Lushnjes. Këtu nuk shikon njerëz apo të sëmurë siç do ndodhte ditët e zakonshme. Ajo që bie në sy këtë ditë në spitalin e Lushnjes është një banderol me mbishkrimin “Bashkë do ja dalim”…

Vlore
Qytetarët që dilnin shëtitje sot në Vlorë shprehen i kanë marrë masat,duke nxjerrë shishen e rakisë e cila sipas tyre është dezinfektanti më i mirë. Disa thonë se nuk janë ne dijeni te faktit se nuk duhet te dalin, madje ka dhe nga ata qe shkojnë neper lulishte.

Gjirokastra
Në Gjirokastër nuk ka ende raste të dyshuara por nuk nuk është kryer asnjë testim.Qarkullimi është minimal dhe ka një reflektim të lartë ndaj masave në qytete ndërsa nuk ka ndryshuar shumë jeta në fshat.

Bulqiza
Shëtitjet nuk kanë munguar as në Bulqizë, ku Rritja e temperaturave sot ka mbushur pedonalen e qytetit. Ndërkohe ka nis dezinfektimi në pallate kryesisht ku ka patur emigrant te ardhur nga Italia, gjithashtu edhe tek institucionet shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA