Kur në fund të vitit 2002 shpërtheu nga Kina Jugore SARS-i me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, qeveria dhe Partia Komuniste kineze fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

Gazeta gjermane “Die Welt” megjithatë zbuloi se shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) kishte dijeni disa javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për SARS-in dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë mësuan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme kanë vepruar aktualisht kundër krizës së koronavirusit edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo Neës njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, po merret me mbledhjen dhe analizimin e të gjithë të dhënave për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit të ri. Për këtë qëllim, sic thotë DË, shërbimet amerikane kanë venë në përdorim të gjithë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve. në një situatë si kjo, me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit, e shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA