Koronavirusi; Kina reagon e zemëruar kur Trump quan sëmundjen ‘virusi kinez’

17/03/2020 20:48

Kina ka reaguar sot me zemërim kur presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur koronavirusin e ri “virusi kinez.”

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Geng Shuang tha se fjalët e Trump njollosin Kinën dhe se Pekini kundërshton ashpër zgjedhjen e fajlëve nga Trump.

Më herët Trump tha: “SHBA do të mbështesë fuqishëm industritë, si ajo ajrore, të cilat janë prekur më shumë nga virusi kinez. Ne do të jemi më të fortë se më parë”.

Shuang tha për gazetarët se SHBA duhet të shohë punët e saj në fillim.

Por Trump i mëshoi më tej komentit që kishte bërë më herët në mediat sociale duke reaguar ndaj guvernatorit të New York, Andrew Cuomo, që kërkon që ushtria të ndërtojë spitale.

“Cuomo kërkon që të gjitha shtetet të trajtohen njëlloj por jo të gjitha shtetet amerikane janë goditur njëlloj. Disa janë goditur më rëndë nga virusi kinez, ndërsa të tjera nuk janë goditur fare. New York është një pikë e nxehtë por West Virginia nuk ka asnjë rast.”

Ambasadori kinez në SHBA ishte thirrur në lidhje me një koment të bërë nga Shuang ku sugjerohet se SHBA mund të ketë sjellë virusin në Kinë.

“Kina prezantoi menjëherë kundër-argumentat e saj për sulmet dhe njollosjet që disa zyrtarë kanë ameriaknë kanëbërë drejt saj” tha Shuang me gazetarët.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA