Këngëtari kritikohet ashpër, vazhdon koncertin pavarësisht rrezikut të Covid-19

17/03/2020 20:55

Ditën e dielë ashtu siç kishte premtuar, këngëtari i famshëm Lewis Capaldi mbajti koncertin e tij në Skoci pavarësisht thirrjes së qeverisë për rrezikun e mbledhjes së turmave nga Koronavirusi.

Edhe pse urdhëri për ndalimin e mbledhjes së turmave në çdo ambient hyri në fuqi ditën e hënë, kjo nuk i ndaloi njerëzit të kritikonin ashpër vendimin e këngëtarit për të vazhduar me planet e tij për koncertin.

Përfaqësues të 23-vjeçarit u shprehën nëpërmjet një deklarate se skuadra e tij i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme të publikuara nga OBSH për të gjithë personat e pranishëm në koncert. I gjithë vendi ishte sterilizuar dhe kushdo që hynte në koncert do të dezifektohej.

Me anë të postimit të një video-je në rrjetet sociale Lewis Capaldi lajmëroi anulimin e 5-së koncerteve të tjera në Glasgow, Doncaster dhe Manchester deri më 28 mars. Ai nuk ishte aspak i lumtur për këtë vendim por ishte i detyruar të bënte si të gjithë artistët të tjerë për hir të sigurisë së fansave të tij.

Frika në Britani vazhdon të jetë e madhe pasi momentalisht janë 1372 persona të prekur nga Koronavirusi i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA