Trumpi dhe Gjermania luftojnë për një firmë gjermane, për virusin Corona

16/03/2020 03:29

Një firmë gjermane në Tübingen parashikon të nxjerrë në qershor apo korrik teste për vaksinën kundër virusit Corona. Donald Trump do ta blejë atë vetëm për SHBA, qeveria gjermane kundërshton.

Presidenti i SHBA, Donald Trump po i ofron shuma të mëdha parash shkencëtarëve gjermanë që po punojnë për një vaksinë kundër virusit Corona. Ai dëshiron të ketë të drejta të drejta ekskluzive për punën e tyre, raporton gazeta gjermane Welt am Sonntag.

Një burim qeveritar gjerman i tha gazetës se Trumpi po bën gjithçka që ka në dorë për ta siguruar vaksinën “vetëm për SHBA”.

Por një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani i tha gazetës Die Welt se qeveria gjermane mendon ndryshe. “Qeveria gjermane është shumë e interesuar që zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve kundër virusit të ri Corona të bëhet në Gjermani dhe në Evropë”. Edhe qeveria gjermane po i ofron firmës përparësi financiare.

Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanië po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test. Bashkëthemeluesi i CureVac dhe shefi i sektorit të prodhimit Florian von der Mülbe i tha Reutersit se kompania shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Pas kësaj do të merret aprovimi për ta testuar atë tek njerëzit.

Dy javë më parë, shefi i atëhershëm i bordit i CureVac, Daniel Menichella u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin dhe me stafin e tij. Nëntë ditë pas takimit, më 11 mars, firma CureTec e largoi Menichellan nga posti dhe e zëvendësoi me themeluesin e kompanisë Ingmar Hoerr.
18:00 Ndërkohë, firma e Tybingenit deklaroi se pranimi i ofertës ekskluzive të Trumpit është jashtë çdo diskutimi për të. “Ne duam të zhvillojmë një vaksinë për të gjithë botën dhe jo për shtete të veçanta”, i tha gazetës Mannheimer Morgen drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i investuesit kryesor dievini Hopp BioTech Holding, Christof Hettich./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA