Moderatorja Rudina Dembacaj, njihet nga ato personazhe të botës së spektaklit që nuk ngurron të thotë hapur atë që mendon, edhe nëse mendimi i saj mund të shoqërohet me polemika të shumta. E ftuar në e “Diell” në rubrikën “Trotuar”, moderatoja ka dhënë argumentimin e saj në lidhje me të jetuarit me vjehrrën apo vjehrrin, e cila ishte dhe tema e debatit të sotëm.
Rudina u shpreh me batutë se është pikërisht personi i duhur për të folur mbi këtë temë, pasi tani është tek vjehrra e tretë. Duke vazhduar më tej se ka qenë dhe është ëndërr e çdo vjehrre, pasi është një nuse shumë e mirë. Më pas moderatorja nuk la pa dhënë dhe një mendim për të treja vjehrrat respektive që ka pasur.
Edi Manushi: Do të jetoje me vjehrrën?
Rudina Dembacaj: Jam fiks personi I duhur për këtë temë sepse unë jam në vjerrën e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht.
Edi Manushi: Një epitet për vjehrrën e parë?
Rudina Dembacaj: Vjehrra e parë ishte shumë diellore.
Edi Manushi: E dyta?
Rudina Dembacaj: E dyta ishte tamam intelektuale.
Edi Manushi: E treta?
Rudina Dembacaj: E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime.
Edi Manushi: E katra?
Rudina Dembacaj: Eh, mos u ngatërro o Manush.
Top Channel