Autorietet franceze kanë paralajmëruar sot se mjekimet anti-inflamatore, që në Evropë jepen pa recetë, mund të përkeqësojnë koronavirusin e ri.
Ministri i shëndetësisë Olivier Véran, doktor dhe neurolog i kualifikuar tha: “Marrja e mjekimeve anti-inflamatore si ibuprofen, cortisone … mund të jetë një faktor përkeqësues për infeksionin. Në rast ethesh rekomandohet paracetamol. Nëse keni nisur mjekime anti-inflamatore konsultohuni me mjekun”.
Zyrtarët e shëndetësisë theksojnë se mjekimet anti-inflamatore njihen si të rrezikshme për sëmundjet infektive pasi kanë tendencë të reduktojnë reagimin e sistemit imunitar të trupit.
Ministri shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paradetamol sepse “redukton ethet pa kundërsulmuar inflamacionin”.
Ministria franceze njoftoi sot se numriirasteve mekoronavirus nëvend është rritu me 800 në 24 orë, duke arritur në 3,661 raste të konfirmuara dhe 79 vdekje. Nga të sëmurët, 154 janë në gjendje të rëndë.
Véran tha në konfrernecën e përditshme se virusi është “i shpejtë e i vërtetë”, por 98% të të prekurve janë shëruar.
Top Channel