Koronavirusi; Detaje të pandemisë së ngjashme të Gripit Spanjoll në 1918, zbulojnë mënyrën e vdekjes së virusit

14/03/2020 21:40

Ngjashmëritë mes epidemisë së koronavirusit të ri dhe epidemisë së tmerrshme të Gripit Spanjoll më shumë se një shekull më parë ofrojnë shpresë për mënyrën sesi virusi vrasës mund të marrë fund.

Studimet sugjerojnë se pandemia e vitit 1918, që shkaktoi më shumë se 50 milionë vdekje në të gjithë botës, rrjedhimisht u shua vetë kur sistemet imunitare të njeriut krijuan fuqi të mjaftueshmë për ta luftuar.

Dy viruset janë të ngjashme pasi udhëtimi i të infektuarve është mënyra e përbashkët e përhapjes së tyre.

Në 1918 planet ishte në Luftën I Botërore dhe kishte dërguar milina njerëz në vende të tjera për të luftuar, ndërsa në botën e sotme ndërlidhja është natyralisht më e afërt prej mjeteve e teknologjisë.

Viruset janë avriante të ‘influenza’ që dëmtojnë sistemin respirator dhe ekspertët besojnë se dhe virusi i ri do të shuhet vetë, siç ndodhi me atë të Gripit Spanjoll në fund të vitit 1918.

Një shembull për këtë është Philadelphia në SHBA që në tetor 1918, regjistronte 4,597 të vdekur nga Gripi Spanjoll, ndërsa disa javë më vonë epideia ishte zhdukur nga qyteti.

Teori të ndryshme dolën mbi largimin e sëmundjes, përfshi dhe atë të mutacionit, që ekishte bërë më pak agresive.
Virologiat Lisa Sedger nga University of Technology Sydney tha se bota ka mësuar shumë nga Gripi Spanjoll 102 vjet më parë.

“Kemi mësuar një numër mësimesh nga tëcilat kemi përfituar si për sëmundjet respiratore dhe infeksionet virale. Kjo solli lindjen e vaksinave për sëmundjet infektive.”

Raportimet thonë se më shumë se 500 milionë njerëz u infektuan atëherë dhe më shumë se 50 milionë vdiqën.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel