26/11 23:02
Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula do t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Padërbornit pasi futbollisti i këtij ekipi Luka Kilian rezultoi pozitiv me koronavirus.
Klubi gjerman ka vendosur të kryejë testin tjetër mjekësor anti-koronavirus tek i gjithë ekipi dhe stafi teknik pas konfirmimit se futbollisti i tyre është infektuar me koronavirus.
Kjo procedurë do të kryhet ditën e sotme.
Lukas Kilian është futbollisti i parë i kampionatit gjerman, i cili është konfirmuar i infektuar me virusin COVID-19.
Top Channel