(FOTO) Pasojat nga koronavirusi/ Qyteti ‘FANTAZMË’, paralizohet kryeqyteti

14/03/2020 16:00

Pandemia e Covid-19 ka paralizuar kryeqytetin. Asnjë makinë private, taksi, apo urban nuk lëviz në kryeqytet. Vetëm Forcat e Armatosura dhe Policia shihen në rrugët thuajse bosh të Tiranës.

Siç shihet qartë të gjithë rrugëët e Tiranës janë thuajse bosh, si pasojë e masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

Po kështu, nuk lejohet transporti publik dhe me mjete private drejt Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. Ata që do të duhet me patjetër që të transportohen për në spital apo edhe në aeroportin e Rinasit do të duhet që ta provojnë me dokumente itinerarin e tyre.

Ndërkohë rikujtojmë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38 me 5 rastet e reja të konfirmuara sot.

Nga të dhënat e publikuara prej Ministrisë së Shëndetësisë, vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri janë në Tiranë, Durrës dhe sëfundmi në Fier.

12 prej të prekurve janë të shtruar tek reparti Infektiv në Tiranë, madje siç bën me dije ministria, dy prej tyre janë në terapi intensive.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel