Një mjeke italiane ka përshkruar momentet e fundit të pacientëve me koronavirus, duke thënë se ata mbeten të kthjellët deri në fund të jetës së tyre dhe i kërkojnë atij dhe mjekëve të tjerë të bisedojnë me të dashurit e tyre me telefon, pasi e kuptojnë se po vdesin.
Doktoresha Francesca Cortellaro, nga spitali San Carlo Borromeo në Milano, është një nga shumë pjestarët e stafit mjekësor në Itali që po përballet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Shumë prej mjekëve kanë treguar historitë e tyre shqetësuese lidhur me atë që po kalojnë. Një e ka krahasuar virusin me një tërmet.
Dr Cortellaro i tha gazetës italiane Il Giornale: “Ju e dini se çfarë është më dramatike? Duke parë pacientët që vdesin vetëm, duke i dëgjuar ata ndërsa luten t’i themi lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave”.
Italia ka shpërthimin e koronavirusit më të keq jashtë Kinës, me më shumë se 1200 vdekje dhe numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është mbi në 12,900. Shumë nga ata që vdesin janë pacientë të moshuar.
Dr Cortellaro vazhdoi të thotë se si pacientët me koronavirus arrijnë vetë ta kuptojnë, dhe sipas saj “kur ata do të vdesin, ata e kuptojnë se u ka ardhur koha”.
“Ata janë të kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me kohën që kanë e kuptojnë atë,” tha ai.
Ajo përshkroi se si një gjyshe që po mjekonte kohët e fundit i kishte kërkuar asaj të shihte nipin e mbesës.
“Unë nxora telefonin dhe i thirra në video. Atai thanë lamtumirë. “
“Deri tani kam një listë të gjatë të thirrjeve video. Unë e quaj atë një listë lamtumire.” tha ndër të tjerë mjekja.
Bergamo, në rajonin e Lombardisë në afërsi të Milano, është ndër qytetet italiane të prekur më keq nga koronavirusi.
Varrezat ngjitur janë mbyllur për publikun për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. E gjithë Italia është në izolim. Të gjitha tubimet dhe ceremonitë, përfshirë dhe funeralet, janë të ndaluara. Ndërkohë numri i viktimave dhe të prekurve vijon të rritet.
Top Channel