Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 23ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 16ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel