“Kam mikun 6 ditë me 40 temperaturë, nuk ka ardhur njeri në shtëpi”, kështu tha një qytetar live në Top Channel në emisionin Open.

I pyetur nëse dyshon se miku i tij mund të ketë covid-19 ai tha se nuk mund ta thojë me siguri këtë, por shprehet se: Kemi telefonuar 127 po nuk kanë ardhur gjithsesi.

“Kemi shkuar dhe në polici na pritën shumë mirë,por prapë mjeku nuk erdhi”, tha ai.

Ndërkohë pak pasi qytetari deklaroi kështu, Drejtori i urgjencës Kombëtare tha se do e verifikojnë rastin, ndërsa Top Channel do e ndjek rastin hap pas hapi live.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA