prej kohësh ka qenë një avokate e pastërtisë dhe higjienës në udhëtim.
Supermodelja ka postuar madje edhe një video të ritualit të saj intensiv të para udhëtimit, që përfshin pastrimin e gjithçkaje pranë vendit të saj në avion me letra të lagura antibakteriale, vitin e kaluar.
Ndaj, nuk është aspak surprizë edhe fakti që 49-vjeçarja ka zgjedhur ti marrë gjërat me shumë seriozitet veçanërisht tani, në kohën e krizës së koronavirusit. Ajo ka postuar së fundmi disa foto të saj, ndërsa ngjitet në bordin e një avioni në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit, e veshur nga koka tek këmbët me kostum mbrojtës, syze, maskë fytyre dhe doreza lateksi ngjyrë rozë.
Në një foto, ajo pozon brenda terminalit ndërkombëtar Tom Bradley me valixhen e saj, ndërsa në një tjetër ajo shihet në avion, e veshur me një pelerinë, përmbi kostumin mbrojtës, me telefonin në vesh dhe me një qese plastike në dorën tjetër.
View this post on Instagram
Safety First NEXT LEVEL. Thank you @lindaevangelista Full video coming on my YouTube soon…
Top Channel