Prej mbrëmjes së djeshme në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Lushnjes, Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit janë ngritur 70 pika kontrolli nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë ushtarake.

Qëllimi i këtyre kontrolleve lidhet me identifikikin e qytetarëve, të cilët dy muajt e fundit kanë udhëtuar drejt Italisë dhe Greqisë.

Në edicionin e orës 12:00, gazetari Topchannel Muhamed Veliu duke cituar burime zyrtare nga Policia e shtetit raportoi se nga këto kontrolle 150 personave u është kërkuar të vetëkarantinohen.

Po ashtu, gazetari Muhamed Veliu raportoi se jo zyrtarisht kishte mësuar se sipas të dhënave të sistemit tim gjatë dy javëve të fundit nga këto dy vendet fëinje Itaia dhe Greqi kanë hyrë 27.000 persona.

Top Channel