Aktori Tom Hanks ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë infektuar me koronavirusin e ri në Australi.
Hanks, fitues i çmimit Oscar dhe gruaja e tij, të dy 63-vjecarë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë përballur me simptome të virusit, ka thënë aktori në rrjetin social, Instagram. Ai po ashtu ka njoftuar se të dy do të kalojnë disa kohë në izolim. Çifti amerikan ka qenë në qytetin Gold Coast në Australi, pasi Hanks ka qenë duke punuar në një film për jetën e Elvis Presleyt.
“Ne jemi pak të lodhur, kemi duar të ftohta dhe disa dhimbje në trup. Rita ka ethe që vijnë e shkojnë. Temperaturë po ashtu. Për të luajtur si duhet, si i duhet botës tani, ne jemi testuar për koronavirus dhe kemi dalë pozitivë”, ka thënë ai në rrjetin social, Instagram.
Fitusi i Oskarit, që ka luajtur në filma si Forrest Gump dhe shpëtoni ushtarin Ryan, tha se ata do ta mbanin botën të informuar. Ne, do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për sa kohë që shëndeti publik dhe siguria ta kërkojë – tha ai. Studioja që prodhon filmin, Warner Bros, tha se shëndeti dhe siguria e pjesëtarëve të kompanisë është gjithnjë prioritet dhe se po merr masat për të mbrojtur të gjithë ata që punojnë për produksionet e saj në të gjithë botën.
Mediat raportojnë se puna për filmin është pezulluar përkohësisht. Uillson, këngëtare dhe aktore, ka performuar në koncerte në hotelin Emporium në Brisbein dhe në operan e Sidneit, javën e kaluar. Australia ka regjistruar më shumë se 130 raste të koronavirusit.
Top Channel