Pensioniste ne Tirane duke qendruar prane njeri tjetrit ne rradhe per te marre pensionet prane zyrave te postes.

Koronavirusi rrezikon më së shumti të moshuarit për shkak të komplikacioneve që mund të shkaktohen duke patur edhe problem me sëmundje të tjera kronike.

Por thirrjet e bëra nga institucionet, mjekët dhe lajmet që theksojnë rrezikshmërinë për të moshuarit duket se nuk janë dëgjuar sic duhet. Në pikat e pagesave të OSHEE, në zyrat e postave ku shpërndahen pensionet, njerëzit qëndrojnë në grumbull duke rritur rrezikun që të infektohen. Më poshtë do shikoni disa foto të realizuara këtë të mërkurë të cilat tregojnë se nuk ka aspak kujdes nga mosha e tretë. Ky virus dhe kjo sëmundje që nuk bën dallim te askush luftohet vetëm duke i hequr mundësinë që të përhapet. Rregullat bazë janë:
1.Lani duart
2.Mbani distancë nga njëri tjetri mbi një metër
3. Mbani maskë
4. Lani duart dhe përdorni dezinfektant sepse virusi mund të qëndrojnë edhe mbi sipërfaqet e tavolinave, dorezat e dyerve apo sendet e tjera.
5. Shmangni baret, kafet dhe zonat me grumbullime njerëzish

FOTO GALERI
1/4
Ne rradhe prane zyrave te OSHEE per te paguar

Top Channel