Disa persona që janë prekur nga koronavirusi, por kanë arritur të shërohen prej tij janë përballur me një situatë të frikshme: nuk ka zgjatur shumë, dhe ato janë infektuar përsëri.

Raste të tilla janë regjistruar në Kinë e Japoni. Mjekët shpjegojnë se koronaviruset e zakonshme, apo shkaktarë të gripeve që njihen deri tani, nuk e imunojnë personin e prekur prej tyre. Ekspertët thonë se kjo vlen dhe për virusin e ri: kush shërohet prej tij, nuk është imun. Kina që arriti ta frenonte epideminë, tani I druhet shumë situatave të tilla.

Për këtë arsye, është vendosur që kush udhëton drejt Pekinit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë. Një masë e tillë u mor për shkak se u shënuan raste kur Covid 19-ta u soll sërish nga jashtë në kryeqytetin kinez. Rreziku i riinfektimit është I madh, e për këtë arsye, autoritetet këtë radhë po kujdesen që virusi të mos arrijë të rihyjë në vend. Kina të martën regjistroi numrin më të ulët të infeksioneve brenda një dite- 19, dhe të gjitha ishin në qytetin nga shpërtheu epidemia, në Wuhan. Deri në 10 mars, vendi regjistroi 80.754 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. Numri i të vdekurve ka arritur në 3.136 vetë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA