Pas anulimit të festimeve të Ditës së Verës edhe Bashkia e Elbasanit ka nisur dezinfektimin e të gjithë mjediseve publike, institucione, transport publik, tregje, parqet dhe këndet e lojërave për fëmijë.

Në qendrat ditore të trajtimit ushqimor nuk do të shërbehet ushqim, janë marrë masat që ushqimi të dërgohet në banesa.
Ndërkohë qendra e bashkëpunimit ndërfetar shpërndau fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese për menaxhimin e stresin dhe panikut.

GJIROKASTËR

Edhe Në Gjirokastër ka filluar dezinfektimi i mjediseve publike sidomos hapësirave qe frekuentohen nga të moshuar. Dezinfektimi i shkollave u zhvendos në mënyrë që ti paraprijë rinisjes së mësimit.
Qarkullimi është minimizuar në bare, restorante dhe mjedise të tjera publike.

LUSHNJE

Ne Lushnje po dezinfektohen shkolla kopshte dhe çerdhe të qytetit, biblioteka dhe muze , si dhe zyrat e aplikimeve për pasaporta. Sipas grupeve të emergjencave civile kjo procedure do të kryhet çdo 48 orë.

FIER

Në Fier po dezinfektohet institutet arsimore si dhe të gjitha shëtitoret, parqet, lulishtet dhe institucionet publike.

VLORË

Në Vlorë po dezinfektojnë ambjentet e shkollave, kopshteve si dhe drejtoria e policisë Vlorë, autobusët urban gjatë natës por edhe spitali, policia dhe biblioteka e qytetit. 

Top Channel