Drejtoresha e infektivit tregon se si janë zbuluar dy personat me koronavirus
09/03/2020 21:27
Drejtoresha e Infektivit, Najda Como, është e ftuar në emisionin Open dhe po flet për personat e prekur nga Koronavirusi.
Ajo ka treguar se si janë hasur rastet me COVID-19 dhe kushtet që kanë ata në karantinë.
Como:
Pacienti ka shkuar për të bërë analizat në një spital privat, dhe spitali e ka adresuar për tek 127-a.
Nuk kishin asnjë lloje ankese sa i përket kushteve. Normalisht dikush që vjen nga një shtëpi komode mund të kërkojë kushte, por dhoma i ka kushtet, shtratin, oksigjenin, tualetin, dushin dhe është e përshtatshme për një pacient për të qëndruar 10-15 ditë.
Top Channel