Bilanci i koronavirusit në Itali shkuar në 6.387 të infektuar, 622 të shëruar dhe 366 vdekje.
Alitalia ndërkohë ka njoftuar ndalimin e fluturimeve në Malpensa.
Me 133 vdekje në një ditë të vetme, këto janë 24 orët më dramatike deri më tani për Italinë që bëhet e dyta në botë pas Kinës për dëmet tragjike të shkaktuara nga virusi.
Në grupmoshën e viktimave të koronavirusit, “nuk ka ndryshime të konsiderueshme, këta janë gjithmonë pacientë të moshuar”, thotë Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali.
60% janë mbi 80 vjeç, pothuajse të gjithë mbi 70 , me praninë e më shumë sëmundjeve kronike, por që në krahasim me grupmoshën e tyre kanë një vdekshmëri më të ulët sesa të dhënat në dispozicion, thotë ai.
Top Channel