19 linja nga Shqipëria ne Itali dhe anasjelltas janë anuluar prej ditës së sotme. Vendimi është marrë nga autoriteti i aviacionit civil.

Këto janë çastet kur njoftimi për ndalimin e udhëtimeve u dha në aeroportin “Nënë Tereza”. Pasagjerët që kishin kaluar kontrollet dhe prisnin vetëm të hipnin në avion u kthyen mbrapsht. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj ishte një prej tyre.

Paraditen e së hënës u ndaluan të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Aeroportit Malpensa, Bergamos, Bolonjas, Firenzes, Genoas, Perugia Pisa Rimini Venezia dhe Verona. Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Por, ndërsa mbështesin masat parandaluese për zonat e kuqe, kompani si “albawings” kanë marrë masat për të reduktuar frekuencën e fluturimeve por kanë paqartësi për disa destinacione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA