Fotografitë spektakolare të super hënës “së krimbit” janë shkrepur gjithandej botës, duke e shfaqur hënën me një pamje mahnitëse.
Pritet që kulmin e saj Hëna e plotë e marsit do ta arrijë sonte, por që është shfaqur e plotë që nga e diela në mbrëmje dhe do të shihet deri të martën.
Hëna e Krimbit do të jetë spektakolare dhe do të shfaqet rreth 7 herë më e madhe së një hënë e plotë normale.
Një super hënë ndodh kur Hëna e plotë përafrohet pothuajse me pikën në orbitën e Hënës e cila është më e afërta me Tokën.
Ajo mund të shfaqet 14% më e madhe dhe më e ndritshme kur shikohet nga Toka në vartësi të kohës dhe të vitit.
Hëna e krimbit është emri i zakonshëm i hënës së plotë të marsit, pasi shfaqet në kohën kur toka duket se fillon të zbutet dhe grumbullimi i tokës së mbetur nga krimbat fillon të shfaqet.
Kjo kohë shihet ed he si fillimi i pranverës dhe lajmëron kthimin e zogjve shtegtarë në viset e ngrohta.
Gjatë kësaj sezone parashihen të shfaqen edhe dy super hëna të tjera më 8 prill kur do të shfaqet hëna rozë, e cila do të jetë 221,851 milje larg Tokës dhe “Hëna e Luleve” më 7 maj – 224,429 milje larg Tokës.
Top Channel