“Jam në këtë protestë për natyrën, për Vjosë-Nartën”/ Rama i përgjigjet avokatit, thirrje protestuesve për dialog: Kjo është e vetmja rrugë 02/07 22:58
Sikurse e ka kthyer në një traditë të bukur, edhe këtë 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një urim special, duke ua dedikuar një pjesë të mirë të punës së këtij institucioni femrave që punojnë me të.
Teksa publikon fotot e të gjitha bashkëpunëtoreve të tij, kryebashkaiku Veliaj i falënderon zonjat për punën e tyre për një qytet më të mirë.
“Gëzuar 8 Marsin nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Bashkisë së Tiranës! Faleminderit për gjithë kontributin që keni dhënë për Tiranën”, shkruan Veliaj.
Shumica dërrmuese në Bashkinë e drejtuar nga Veliaj janë gra dhe vajza të cilat japin një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve të qytetit.
Top Channel