Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA është rritur në 12 persona ,ndërsa në Uashingtonit raportohet vdekja e fundit këtë të enjte, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Nga 12 vdekjet në SH.B.A., 11 regjistrohen në Uashington dhe një në Kaliforni.

Në të gjithë SHBA, tani ka të paktën 129 raste të konfirmuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që nga 5 Marsi. Raportet e tjera thonë se numri i rasteve tashmë ka arritur të paktën 225.

Në botë, më shumë se 95,000 njerëz janë diagnostikuar, shumica dërrmuese në Kinë, me 3,015 vdekje në Kinë dhe 267 vdekje në të gjithë globin.

Top Channel