Në rrugët e Tiranës sheh djem të rinj me etni të ndryshme. Dikush është arratisur nga vendlindja e tij për një ekonomi më të mirë, dikush nga regjimi, e një tjetër nga lufta.

Të gjithë këta djem kanë një ëndërr të prekin tokën evropiane.

Gazetarja: Djema mirë se erdhët në Shqipëri. Nga jeni?

-Unë jam nga Maroku.

-Unë nga Egjypti.

-Ndërsa unë nga Siria.

Gazetarja: Përse jeni në Shqipëri?

Duam të shkojmë në Itali, vetëm për këtë arsye jemi këtu. Kemi ardhur në këmb nga Turqia, në Greqi më pas mbërritëm në Shqipëri. Për të arritur në Greqi ecëm afërsisht 20 ditë rrugë. Le të themi se ka qenë e vështir.

Gazetarja: Përse kërkon të shkosh në Itali?

Sepse atje është mirë, ke punën dhe çdo gjë tjetër.

Gazetarja: Ju më parë keni qenë në Itali, çfarë punë bëje atje?

Po kam qenë dhe punoja në ndërtim.

Ata që kanë janë rreth të 40 e dinë e mirë se çfarë do të bëjnë në emigrim. Ndërsa më të rinjtë kanë vetëm një qëllim të shkojnë atje, të ardhmen ia kanë lënë në dorë rastësisë.

“Jam 18 vjeç, vij nga Egjipti kam përfunduar vetëm 10 klasë. Planet e mia janë që të shkoj në Itali”.

Ky është Muhamedi, ai ka ardhur nga Siria e dëshiron të bashkohet me pjesën tjetër të familjes e cila ndodhet në Gjermani. Edhe pse kanë ecur për javë të tëra në këmbë e kanë fjetur në rrugë, vuajtja e tyre është e papërfillshme kur kujton jetën në Siri.

“Unë dhe gruaja ime jemi nga Siria. Ju e dini shumë mirë se si është në Siri tani, atje ka luftë. I kam dhe fotot se çfarë ka ndodhu në Greqi, por deri më tani kam menduar vetëm për familjen time. Për të mbërritur deri në Shqipëri rruga nuk ka qenë aspak e lehtë. Në Siri tani ka luftë kam parë me sytë e mi se si vriten fëmijët atje. Është lufte e egër”.

Sot këta të rinj i bashkon i njëjti qëllim.

“Ne kemi vetëm një ëndërr të shkojmë në Europë. Dikush ëndërron Italinë, dikush tjetër Gjermaninë ka edhe nga ata që kërkojnë Francën”.

Refugjatët nga bota perëndimore kërkojnë jetën që vendi i tyre nuk ia mundëson.

“Do të bëjmë atje çfarë punë të na ofrohet, e rëndësishme është të mbërrijmë në destinacion”.

Në Tiranë sot fliten të gjitha gjuhët e botës. Refugjatët thonë se me shqiptarët kuptohen duke folur me gjuhën e dashurisë dhe dhembshurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA