Që kur presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi amendimet e kushtetutës së re rreth 900 prej tyre janë dorëzuar në komisionin përkatës, mes të cilave prioritete do të kenë tekstet e reja ku theksohen Zoti, familja, fëmijët e populli rus si vlerat kryesore të shtetit.
Kreu i parlamentit Duma, Viacheslav Volodin tha se disa nga klauzolat e reja do të diskutohen në ditët në vijim por nuk saktësoi se cilat apo tekstet e tyre.
Burimet parlamentare thonë se ndryshimet do të nisin me hyrjen e kushtetutës ku thuhet: Federata ruse është e bashkuar nga një mijë vjet histori, duke ruajtur kujtimin e paraardhësve që na dhanë besimin te Zoti dhe te shteti rus”.
Formulimi shërben për thellimin e pretendimit të federatës ruse si pasuese si e perandorisë së Rusisë ashtu dhe e Bashkimit Sovjetik.
Formula përfshin në njëfarë mënyre dhe kishën duke tentuar të zgjidhë debatin e identitetit rus në lidhje me fenë.
Së dyti ajo përkufizon martesën si një ent i kufizuar mes burrit dhe gruas, duke nxjerrë jashtë ligji martesat e të njëjtit seks.
Të ashtuquajturat ‘vlera familjare’ do të mbrohen më tej nga tjetër ndryshimin ku thuhet se ‘fëmijët janë prona më e çmuar e Federatës Ruse”, duke reflektuar gjithashtu nxitjen qeveritare për të lindur më shumë fëmijë.
Megjithse vendosja e fjalëve nuk pritet të shtojë lindjet në Rusi, ajo do të përdoret për të përforcuar të drejtat e fëmijëve.
Top Channel