I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte i ftuar ish-ministri i Financave Arben Malaj. Gjatë fjalës së tij në studio, Malaj bëri dhe një paralelizëm me sistemin qeverisës në Gjermani.

Në këtë shtet ndodh shpesh që parti me ideologji politike të majta mund të krijojnë koalicione qeverisëse me parti politike të djathta dhe anasjelltas. Referuar këtyre deklaratave gazetari Denis Dyrnjaja shtroi pyetjen:

Denis Dyrnjaja:“Do të doja të pyesja, ka informacione të cilat na thonë se ka filtre midis palëve me Edi Ramën, për të bërë bashkime të këtij karakteri, sikurse ju folët. Mendoni ju se këto ekzistojnë mirëfilli dhe e dëmtojnë opozitën sot?”

Arben Malaj: “Në politikë ka vlerë ajo fjala kurrë mos thuaj kurrë. Por unë besoj që duke qenë një vend me institucione të dobëta, me kulturë demokratike të dobët, i shërbehet më mirë me rotacione se sa me jetëgjatësi të mazhorancave që përqendrojnë pushtet absolut në duart e tyre. Kjo nuk ka të bëj më pas as me Lulin as me Ramën as me Ilirin, ka të bëjë me të ardhmen e këtij vendi”.

Denis Dyrnjaja: “Është e pamundur një koalicion i agrarëve me Edi Ramën nesër. Nëse Kryeministri ose kreu i Partisë Socialiste ju fton?”

Arben Malaj: “Këshilltarët nuk flasin për vendimet që i marrin strukturat”.

Top Channel