“Psikoza e koronavirusit” – Dyshonte për të shoqen se ishte infektuar, e mbyll në tualet!

04/03/2020 17:30

Psikoza e koronavirusit nuk ka goditur vetëm vendet që janë prekur më rëndë prej tij, me sulmet ndaj supermarketeve dhe vjedhjet e maskave apo xhelit higjenizues në spitale: në Lituani, ka shkuar akoma më keq.

Në vendin balltik në fakt, një burrë, ka mbyllur të shoqen në banjë pasi druhej se pasi ajo kishte takuar një kineze që vinte nga Italia, kishte marrë virusin. Dhe ajo, për tu çliruar, ishte detyruar të telefononte policinë, e cila edhe ka ndërhyrë në apartament.

Kur agjentët mbërritën në vendngjarje, bashkëshorti u justifikua duke thënë se kishte vendosur të vinte të shoqen në karantinë pasi ishte këshilluar në telefon me mjekët dhe i kishte pyetur se cila ishte mënyra më e mirë për të ndaluar infektimin. Pavarësisht gjithçkaje, çështja është mbyllur paqësisht: bashkëshortja nuk ka bërë denoncim ndaj të shoqit dhe ky i fundit nuk është arrestuar. Sidoqoftë, për të sheshuar çdo dyshim, bashkëshortja iu nënshtrua testit dhe rezultoi negative.

Top Channel