Shtypje njerëzish është regjistruar dje në një supermarket në Sydney të Australisë teksa blerësit zbraznin raftet e letrës higjenike prej epidemisë së koronavirusit të ri.
Një dyqan në jugperëndim të Sydney blerësit në panik ishin filmuar duke mbushur karrocat e tyre me letër higjenike.
Pamje dramatike e qesharake tregonin klinetët që shtynin dhe shtypeshin me njëri-tjetrin duke marrë pakot 12-she të letrës higjenike dhe ktheheshin për të tjera.
Supermarketet Woolworths u detyruan të vendosnin një limit prej katër pakosh për çdo klient teksa blerësit dukeshin të fiksuar te letrat higjenike.
Drejtuesit e supermarketeve Aldi në Sydney kishin vendosur një shenjë ku thuhej: ‘Vetëm një pako letër higjenike për klient’.
Një tjetër njoftim thoshte: ‘Çdo klient që është parë të blejë letër higjenike në 24 orët e fundit do t’i refuzohet kërkesa’.
Disa supermarkete të tjera kishin ngritur çmimin e letrës higjenike në $1,000 apo $699.
Australianët thuhet se po mbledhin rezerva të letrës higjenike pasi mendojnë se epidemia do të prishë prodhimin e saj.
Top Channel