FOTO/ Rusia breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë, 15 persona të vrarë, mbi 100 të tjerë të plagosur
Koronavirusi përveçse po merr shumë jetë njerëzish është kthyer edhe në një faktor për nxitjen e urrejtjes. Së fundmi një student nga Singapori por që jeton në Londër u sulmua befasisht vetëm për shkak të pamjes së tij karakteristike aziatike duke e akuzuar për përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Së fundmi mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar imazhet e katër burrave të cilët sulmuan studentin, Jonathan Mok.
23-vjeçari tha se sulmi ndodhi ndërsa ai eci përgjatë rrugës Oxford në Londrën qendrore rreth orës 9.15 pasdite e 24 shkurtit, por edhe pse hetimet vijojnë ende agresorët jetojnë të lirë.
Si pasojë e dhunës studenti pësoi disa fraktura në fytyrë madje, ai ka pohuar se mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve.
Top Channel