Teksa gjendej në një dalje publike për mediat, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp u pyet sa i takon koronavirusit.
Saktësisht pyetja ishte e tillë: si po ndikon shpërndarja e koronavirusit te ekipi juaj?
Ajo që pritej të ishte një përgjigje e zakonshme, duket se doli jashtë pritshmërive. Gjermani e konsideroi të pavend pyetjen duke kritikuar gazetarin.
“S’më pëlqen fare që për një gjë kaq serioze merret mendimi i një trajneri futbolli. Nuk e kuptoj këtë gjë. Nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit e famshëm. Për gjëra të tilla duhet të flitet në mënyrën e duhur, nuk duhet të flasin njerëz që nuk ia kanë idenë, siç jam edhe unë”, tha trajneri.
Më tej shtoi:
“Ekspertët duhet të thonë se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Unë nuk kuptoj nga këto gjëra, nuk kuptoj nga politika apo koronavirusi. Pse më pyet mua? Unë jam me kapele bejsbolli dhe i parruar.”
Top Channel