Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme
Përgjatë bashkëbisedimit në emisionin “Top Talk”, zëvendëssekretari i LSI-së, Luan Rama u pyet ndër të tjera sa i takon “Gruan së Bilalit” dhe “Baftjarit”, kodet ironike këto që i adresohen Edi Ramës dhe Ilir Metës.
“Në leksikun politik të njerëzve më të rëndësishëm të këtij vendi po vihen re batuta të tipit “Gruaja e Bilalit” dhe “Baftjari”; a ju bëjnë përshtypje këto lloj simbolikash që përdoren nga kryeministri, presidenti i vendit?”- ishte pyetja drejtuar Ramës.
“Unë e para në të gjithë performimin tim në publik dhe politik nuk u referohem asnjëherë të tilla shprehjeve. E dyta e kam refuzuar dhe e refuzoj me neveri komentin dhe çfarëdolloj konsiderate për “Gruan e Bilalit” apo për Bilalin e gruas”, u përgjigj zëvendëssekretari i LSI-së.
Top Talk/ Ilir Meta flet për një komplot ndërkombëtar; Luan Rama e konfirmon, por s’përmend Sorosin
Top Channel