Top Talk/ Ilir Meta flet për një komplot ndërkombëtar; Luan Rama e konfirmon, por s’përmend Sorosin

03/03/2020 18:17

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte zëvendëssekretari i LSI-së, Luan Rama.

Ky i fundit u pyet mbi faktin se presidenti Meta flet shpesh për një organizatë ndërkombëtare që komploton kundër Shqipërisë.

“Ju keni një ide se kush është kjo organizatë?”- ishte pyetja drejtuar Ramës.

“E kam dëgjuar presidentin me shumë vëmendje madje ai tha po ta keni dëgjuar edhe ju me të njëjtën vëmendje që ato çfarë kam thënë janë vetëm 10 përqind e fakteve, e provave që unë kam  por që për arsye shtetërore nuk i kam bërë publike dhe nuk mund t’i bëj publike, sepse kryetari i shtetit ka edhe disa përgjegjësi të tjera. Por ka edhe kanale informimi të atilla, që çojnë të ai informacion që janë me këtë lloj ndjeshmërie. Unë natyrisht dua të shoh në vijim se çfarë argumentesh dhe çfarë provash të tjera do të dalin  për ta legjitimuar atë që ka thënë presidenti”, u përgjigj Rama.

Më tej shtoi:

“Unë besoj dhe këtë e kam bindje edhe për shkak të vetë raporteve që kam patur me shumë prej ndërkombëtarëve që kanë qenë pjesë  e grupeve të asistencës për reformën  në drejtësi që një pjesë e tyre janë tërësisht në inkoherencë  me parimet e solidaritetit, e partneritetit që vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera mike kanë me Shqipërinë , sepse kanë punuar për interesa që nuk kanë të bëjnë me këtë vlerë të marrëdhënieve të Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.”

 

Top Channel