Marrëveshja për Ishujt Chagos vihet në rishikim, Londra kërkon një zgjidhje që të mbështetet edhe nga SHBA-ja 23/09 14:18
Një ish-roje sigurie i shkarkuar së fundmi nga puna, i ka dhënë fund pengmarrjes dramatike të rreth 30 personave në zyrat e personelit të qendrës tregtare në Manila.
Pas rrethimit të qendrës nga ushtria e policia i dyshuari u lejua të flasë me mediat dhe autoritetet për të shprehur shqetësimet e tij duke u ankuar për korrupsion te eprorët, para se të kapej nga policia, pas disa ore tensionesh ne qender te kryeqytetit.
Policia tha se i dyshuari kishte qëlluar një roje sigurie gjatë hyrjes në kompleks, para se të ngjitej në katin e dytë ku mori disa dhjetra pengje, kryesisht punonjës të kompleksit, të cilët i futi në një zyrë.
Top Channel