Një infermiere dhe një oficer policie, të veshur tërësish me kostum mbrojtës, janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ishin duke vallëzuar, një koreografi të “Liqenit të Mjellmave”. Të dy punonjësit, shihen teksa i mbajnë duart shtrënguar dhe vazhdojnë të pa shqetësuar vallëzimin, pas përfundimit të një dite të gjatë pune të lodhshme.

Ata ishin duke punuar në spitalin e sapo ndërtuar në Wuhan “Fang Cang”. Video është publikuar më pas në rrejte sociale dhe është mirëpritur nga të gjithë përdoruesit e rrjetit, të cilët nuk janë kursyer t’i japin mijëra like dhe komente videos.

Ata gjithashtu kanë ngritur hipotezën nëse vallëzimi ka lidhje me ndonjë përmirësim të gjendjes aktuale në Kinë, për sa i takon koronavirusit. Megjithatë gjendje mbetet ende alarmante në të gjithë Kinën, por konkretisht dhe në Wuhan, e cila është konsideruar si qyteti i origjinës së Koronavirusit, të njohur zyrtarisht si COVID 19.

Kujtojmë që deri më tani në të gjithë botën më shumë se 2,868 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa më shumë se 80.000 mijë të tjerë janë shpallur të infektuar, si pasojë e epidemisë vdekjeprurës.

(Kliko ketu per te pare Videon)

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA