Pakistan/ Treni përplaset me një autobus, të paktën 19 të vdekur

29/02/2020 21:33

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë është goditur nga një tren në provincën jugore Sindh të Pakistanit.

Zyrtari i hekurudhave, Tariq Kolachi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qarkut Rohri, rreth 470 kilometra në veri të kryeqytetit Karaçi.

“Të gjithë personat që kanë vdekur kanë qenë duke udhëtuar me autobus”, tha ai.

Të paktën 55 persona janë lënduar, tha për AFP, Rana Adeel. Ai tha se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet.

Kolachi tha se ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit, duke shtuar se treni me pasagjerë, i quajtur Pakistan Express, po udhëtonte nga Karaçi për në Lahore, shkruan Rel.

“Duket se aksidenti është shkaktuar për shkak të neglizhencës së shoferit të autobusit”, tha ministri i Hekurudhave, Sheikh Rashid Ahmad, por shtoi se një hetim mbi këtë ngjarje është duke u zhvilluar, në mënyrë që të zbulohet se si ka ndodhur aksidenti.

FOTO GALERI
8/11
Local residents gather near the wreckage of a bus following a collision between a train and a passenger bus in Sukkur district on February 29, 2020. - At least 18 people were killed and dozens more injured when a passenger train rammed into a bus on February 28 in Pakistan's southern Sindh province, officials said. (Photo by STR / AFP)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA