E rëndë/ Babai sulmon seksualisht djalin e tij 6 vjeçar me shkop, pasi hëngri një tortë pa leje

29/02/2020 00:18

Një baba akuzohet se ka vrarë djalin e tij gjashtë vjeçar duke e sulmuar “seksualisht” me shkop, në formë ndëshkimi ndaj të ndjerit sepse kishte ngrënë një copë tortë pa leje.

Mauricio Alejandro Torres dyshohet se ka sulmuar “seksualisht” djalin e tij Maurice “Isaiah” Torres, duke i shkaktuar një infeksion bakterial. Vogëlushi humbi jetën një ditë pas ngjarjes në spital, shkruajnë mediat e huaja.

50-vjeçari ishte duke bërë kamping me djalin e tij në Misuri më 28 mars të 2015 dhe e sulmoi atë, për ngrënien e një pjese torte pa leje. Menjëherë pas kësaj Maurice u dërgua menjëherë në klinikën mjekësore Bella Vista, në afërsi të shtëpisë së tij në Arkansas.

Babai i Maurice, u akuzua asokohe me burgim të përjetshëm, por kjo masë u rrëzua në prill të 2019 me pretendimin se ngjarja ka ndodhur në Misuri dhe jo në Arkansas, vend ku dha vendimi.

Ndërkaq, babai “vrasës” do të rigjykohet sërish, ndërsa këtë herë në mesin e dëshmitarëve do të jetë dhe gruaja e tij, Cathy. Nëse shpallet fajtor, Torres mund të dënohet me burgim të përjetshëm ose me një dënim me vdekje për akuzën e vrasjes, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA