Dhuna çnjerëzore, gruaja publikon fotot: Burri më rrihte çdo ditë për rreth 5 vite

29/02/2020 11:22

Një viktimë e dhunës në familje ka folur me guxim për “pesë vitet e ferrit” që kaloi me ish-partnerin, i cili sipas saj, e dhunonte çdo ditë.

Sherelle Mooney, e cila kaloi 13 javë në spital me kocka të shumta të thyera, pasi u zhvesh me dhunë dhe u dhunua me brutalisht nga ish-bashkëshorti, Christopher Sleep, shprehet se po flet në lidhje me historinë e saj, për të ndihmuar në këtë mënyrë dhe gra të tjera që dhunohen.

Christopher nga Lostwithiel, Cornawall, të Britanisë u burgos për gjashtë vite, pas sulmeve ndaj Sherelle, e cila  pretendon se ka pësuar dhunë ndaj tij për pesë vite rresht. Në një nga sulmet e tij të shumta, ai i ktheu asaj kurrizin dhe më pas e goditi duke i shkaktuar thyerje të duarve dhe plagë të shumta në pjesën e kokës.

Lidhur me këtë ngjarje burri u dënua asokohe nga gjykata dhe i është dhënë një urdhër kufizues, që nuk e lejonte t’i afrohej ish gruas për disa muaj. Por ai e injoroi  këtë urdhër. Chris e ndoqi Sherelle teksa ishte duke shkuar në shtëpinë e një shoqeje të saj. Burrit nuk i interesoi se ku ndodhej dhe e dhunoi ish-partneren dhe në shtëpinë e mikeshës, duke i shkaktuar gjithashtu plagë të mëdha, pasi i gjuajti me një karrige të madhe metalike në kokë.

Ku si pasojë gruaja ra në tokë pa ndjenja në dysheme, por Chris nuk mjaftohej dhe tentoi që ta mbyste gruan edhe pse ajo ndodhej në një gjendje të pa vetëdijshme. Lidhur me këto ngjarje ai është dënuar me gjashtë vite burg si dhe me një urdhër kufizues, i cili nuk e lejon që ai t’i afrohet ish-gruas për 10 vitet e ardhshme. Sakaq, si pasojë e sulmeve Sherelle i duhet të mbajë një pllakë metalike të futur në këmbën, nëntë vida në gju dhe 11 shkopinj metalik të vendosura në pjesën e krahut, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA