Anti-Greta gjermane nxit nacionalizimin e bardhë: Dyoksidi i karbonit nuk do të shkatërrojë kurrë planetin

29/02/2020 16:03

Adoleshentja gjermane e njohur së fundmi si anti-Greta Thunberg ka mbrojtur sot pikëpamjet e saj nacionaliste në paraqitjen e parë madhore në një takim konservatorësh në Maryland të SHBA.

19 vjeçarja Naomi Seibt u pyet nëse ishte fanse e nacionalistit Stefan Molyneux, opinionistit kanadez që ajo ka quajtur ‘frymëzues,’ në një video të YouTube video, dhe u përgjigj pozitivisht.

Seibt mbrojti komentet e saj duke thënë se ato tingëllojnë raciste vetëm kur nxirren jashtë kontekstit.

“Ai nuk po krahason raca të tjera,’ tha Seibt për Molyneux. “Ai vetëm po përshkruan eksperiencat e tij në vendet perëndimore dhe unë e di se për shembull në një vend ku aplikohen ligje të tjera ai nuk do të kishte mundësi të fliste.

Ne kemi lirinë e fjalës dhe unë jam e lumtur që është kështu.’

Ajo foli më tej për rreth 100 pjesmarrësit e konferencës së sponsorizuar nga Heartland Institute, që kan qenë dhe promotori i emrit të saj, në një konfderencë të OKB për klimën në dhjetor.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA