Terror në rrugë/ 25-vjeçari qëllon me armë drejt grupit të çiklistëve, identifikohet autori pas tre ditësh hetimi
Mes përshkallëzimit të tensioneve në Idlib të Sirisë, dhe shtimit të armatimeve turke, forcat ajrore ruse raportohet se kanë dislokuar në rajon bombarduesit elitare Su-34 të njohur nga NATO si ‘Hellduck’.
Në filmime të mëparshme janë parë avionë rusë e sirianë Su-24 e MiG-23 që i shmangeshin artilerive të grupeve xhihadiste në terren.
Tashmë gjuajtës-bombarduesit Su-34 raportohet se janë dislokuar për neutralizimin e pikave goditëse tokë-ajër, me fuqinë superiore të zjarrit që i lejon të operojnë në hapësirat e kontestuara ajrore.
Mbrëmë Turqia raportoi humbjen e 33 ushtarakëve në Idlib, për të cilët Rusia tha se ishin përzie me terroristët në terren.
Deri tani Rusia kishte dislokuar vetëm 6 Su-34 në Siri, bashkë me modelet më të vjetra Su-24 në bazën e Latakia e cila mund të strehojë shumë më tepër.
Top Channel