Rrëmbeu vajzën e ish-gruas, e përdhunoi për 20 vite dhe bënë 9 fëmijë së bashku, dënohet me burg të përjetshëm

28/02/2020 22:25

Një burrë nga Oklahoma, i cili përdhunoi për vite me radhë vajzën e ish- gruas së tij që kur ajo ishte 12 vjeçe dhe më pas u arratis së bashku me të për në Meksikë dhe bënë së bashku 9 fëmijë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Henri Piette, 65 vjeç, u dënua më burgim të përjetshëm dhe mbi të rëndon akuza e rrëmbimit për plot 360 muaj. Por gjithashtu ai akuzohet dhe për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sakaq, burrit iu vendos një gjobë prej 50,000 mijë dollarësh, shkruajnë mediat e huaja.

Piette u arrestua në Meksikë në shtator të 2017, një vit pasi gruaja e tij, e cila njëkohësisht është dhe vajza e ish- gruas, u largua nga shtëpia me tetë nga nëntë fëmijët e tyre dhe kërkoi ndihmën e Ambasadës Amerikane në Meksikë, për të shpëtuar nga mizoritë e tij. Në vitin 1997, ai e rrëmbeu vajzën McGinnis, e cila asokohe ishte 12 vjeçe,  nga shkolla e saj në Oklahoma në shenjë hakmarrje ndaj nënës së saj, me të cilën ishin dhe të martuar.

“Unë kurrë nuk kam përdhunuar ndonjë fëmijë. Unë thjesht kamë bërë dashuri me gruan time. Ishim të martuar”, ka thënë ai para gjykatësve.

Megjithatë McGinnis pretendon se ajo është abuzuar nga 65 vjeçari, një vit para se ai ta rrëmbente. Por gruaja nuk i ka treguar për këtë gjë fëmijëve të saj, me qëllimin e vetëm që ata të mos urrenin dhe ta konsideronin si një kafshë.

“Ata nuk e dinin. Unë e ruajta të vërtetën prej tyre derisa shpëtova na Meksika. Kur e mësuan ata u tronditën së tepërmi, sidomos fëmijët e mi më të rritur. Arsyeja që nuk i kam treguar ishte sepse ajo që unë vuaja brenda vetes sime, nuk dëshiroja të ishte vuajtje dhe për ta. Ata do të mbanin mëri babain e tyre dhe ai nga ana tjetër do t’i trajtonte shumë keq”, u shpreh gruaja.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA