Qyteti kinez harton listën e 9 kafshëve të ngrënshme; Qentë e macet përjashtohen

28/02/2020 15:46

Qyteti jugor i Shenzhen ka hartuar lsitën finale të kafshëve të lejuara për të ngrënë, duke ndaluar qentë, macet, gjarpërinjtë e kafshë të tjera të egra, si pjesë e nxitjes kombëtare për parandalimin e përjhapjes së virusit të ri Covid-19.

Nëntë kafshët fermere të lejuara për konsum përfshinin derrat, dhitë, delet, gomerët, lepujt, pulat, patat, patat e egra deh pëllumbat.
Ndërkohë ngrënësit e specieve të ndaluara parashikohej të gjobiten me 2,000 deri në 20,000 juan ($280 deri në $2,800), ndërsa tregtarët e tyre marrin gjoba edhe më të mëdha.

Vendimi i Shenzhen vjen pas urdhëreses së parlamentit kinez për ndalimin e konsumit të kafshëve të egra që janë fajësuar për përhapjen e koronavirusit të ri Covid-19.

Në ndalimin e konsumit të kafshëve shtëpiake rregullacioni i qytetit shton se veçanërisht “qentë e macet kanë krijuar marrëdhënie intime me njerëzit”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel