Giuseppe Rossi riniset nga Major League Soccer. Ndeshjen e tij të fundit e ka luajtur në 20 maj të vitit 2018-të, por pothuajse dy vite më pas nga ajo datë, sulmuesi italian është prezantuar si lojtari më i ri i Real Salt Lake në elitën e futbollit amerikan.

Rossi, origjina e të cilit është amerikane, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe po pret me padurim për të nisur këtë aventurë të re.

“Është bukur të jesh këtu u shpreh Rossi, dua të ndihmoj ekipin të arrijë të gjithë objektivat sezonalë. Real Salt Lake e prezantoi Rossin në një mënyrë vërtetë të veçantë me stilin tik tok.

Top Channel