Te Reali i Madridit vetëm pak ditë para El Clasicos ndaj Barcelonës, shpërthen çështja Toni Kroos. Mesfushori gjerman i cili u përjashtua nga Zidane për ndeshjen e parë ndaj Manchester City-t në Champions për zgjedhje teknike, është parë në fund të takimit duke biseduar me Pep Guardiolën, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit.

Guardiola e ka trajnuar Toni Kroos gjatë vitit të tij të parë te Bayern Munich dhe mes të dyve gjithmonë ka ekzistuar një raport i shkëlqyer.

Nuk përjashtohet mundësia që gjermani të transferohet te Manchester City në merkaton e verës edhe pse për momentin është i blinduar në Madrid me një kontratë deri në vitin 2023.

Top Channel