Burra që vrasin gra, kjo është tema që po diskutohet në Open në Top Channel. Profesori Edmond Tupja tha se shoqëria shqiptare është një shoqëri e dhunshme.

“Problemi qëndron tek shoqëria shqiptare. Shoqëria shqiptare është e dhunshme. Në fakt të gjitha shoqëritë janë të dhunshme. Kemi dhunë verbale në fjalorin tonë.

Dhuna fillon me ata që kur janë fëmijë. Unë them që shkolla nuk duhet të fokusohet shumë tek shkenca por tek edukimi”- tha Tupja.

Top Channel