“Jam gati të…”/ Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptari: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua KORÇË- Një fuoristradë që transportonte refugjatë sirianë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një arë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 refugjatë sirianë. Në makinë gjithsej mësohet të kenë qenë 4 refugjatë. Sipas policisë drejtuesja e makinës F. D nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar, por më pas ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
2 prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferja është ndaluar nga policia. Kujtojmë se rreth 4 ditë më parë në Gramsh, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 2 sirianë ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur pasi mjeti më të cilën udhëtonin përfundoi në greminë.
Top Channel