Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit 2019.
Sipas raportit, numri i aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës pësoi rënie krahasuar me një vit më parë. Për shtetasit irakianë, që kryesojnë listën e dhjetë vendeve me kërkesat më të shumta për azil, gjatë vitit 2019 u vu re një rënie prej 19 përqind të kërkesave.Ndërsa aplikimet nga shtetasit turq u rritën me 10 përqind.
Shqipëria renditet pas Irakut, Pakistanit, Turqisë, Iranit dhe Nigerisë për nga numri i kërkesave për azil. Raporti citon se shtetasit e Sirisë të përfshirë nga lufta ishin përfituesit më të mëdhenj të marrjes së azilit në BE, rreth 85 përqind e aplikantëve. Ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian, numri i përfituesve nga aplikimet ishte me rreth 1% për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe 6% për qytetarët e Shqipërisë.
Top Channel