Nëna niset për të dërguar fëmijët në shkollë, por i harron ata në shtëpi, reagimi i saj të lë pafjalë

27/02/2020 22:37

Video ku shikohet nëna e dy fëmijëve, e cila pretendonte se ishte duke dërguar në shkollë dy djemtë e saj, por në të vërtetë po drejtohej drejt godinës së shkollës e vetme, është bërë virale në rrejte sociale.

Sipas mediave të huaja gruaja e kuptoi që fëmijët nuk ishin në makinë me të, shumë pranë ambienteve të shkollës. Për ta bërë akoma dhe më interesante të gjithë këtë harresë dhe për t’i dhënë një kuptim, gruaja nxjerr nga xhepi celularin e saj dhe filmoi momentin.

Në video mes të qeshurave ajo dëgjohet teksa thotë: “Jam duke shkuar drejt shkollës pa fëmijët e mi. Më duhet të kthehem dhe t’i marr ata”. Pamjet përfunduan më vonë në rrjete sociale dhe deri më tani në drejtim të saj kanë vërshuar miliona pëlqime dhe komente, shkruajnë mediat e huaja.

 

Top Channel